Zv.drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami,njofton se janë paguar subvencionet për bletarët

🔴Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar në llogaritë e 3,820 personave 164.965,600.00 denarë për bujqit që ruajnë dhe kanë familje të bletëve.

🔴Bëhet fjalë për masën “Pagesat direkte për familjet e regjistruara të bletëve”, ndërsa përfitues janë ekonomitë bujqësore që posedojnë të paktën 35 familje të regjistruara të familjeve të bletëve.

🔴Shuma e pagesave direkte është 600 denarë për familje bletësh, përkatësisht 800 denarë për ato ekonomi bujqësore me një numër të regjistruar të familjeve të bletëve për mbështetje financiare nga minimum 50 deri në maksimum 100 familje bletësh.

🔴Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, edhe në periudhën në vijim, do të vazhdojë me pagesën e rregullt dhe jo selektive të subvencioneve për të gjithë personat që kanë të drejtë të përdorin mbështetje financiare.

🔴Kjo qeveri, që nga fillimi i mandatit të saj deri më sot, ka paguar rreth 386 milion euro mbështetje financiare për zhvillimin e agro-sektorit.