Zv.drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami njfton se nesër përfundon afati për aplikim për masën e mbështetjes financiare prej 20.000 euro për bujqit e rinj

⭕Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, i rikujton të gjithë personat e moshës 18 deri 40 vjeç që dëshirojnë të aplikojnë për mbështetje financiare përmes masës 113 “Mbështetje për nxitje të prodhimit bujqësor” mund ta bëjnë të njejtën jo më vonë se nesër 10 mars, deri në fund të ditës së punës ose me dërgimin e dokumenteve me postë të regjistruar.

⭕Mbështetjen e pakthyeshme financiare, të rinjtë do të jenë në gjendje të përdorin për të rritur qëndrueshmërinë e veprimtarisë së tyre bujqësore në ekonominë bujqësore.

⭕Të gjithë bujqit e rinj që konkurojnë dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara do të marrin deri në 20.000 euro mbështetje financiare të pakthyeshme.

⭕Ndihma financiare deri në 20.000 euro është e dedikuar për persona të rinj që dëshirojnë të investojnë në ndërtimin, përmirësimin dhe furnizimin e objekteve të përpunimit nga të gjitha degët e bujqësisë-thotë Selami.