Zv/drejtori i Agjencisë për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural,Abdul Selam Selami bë të ditur se sot Agjencia ka paguar 607.032.300 denarë në llogaritë e 3213 blegtorëve që kanë ruajtur dhen, më saktë bëhet fjalë për pagesë nën masën 2.7 “Pagesa direkte për krerë të shënuara të dhenve të të gjitha kategorive”.

🔴Deri tani, Agjencia ka paguar subvencione për bujqit, kopshtarët, vreshtarët, kultivuesit e pemëve dhe blegtorëve që kanë ruajtur gjedhe. Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural do të vazhdojë të paguajë subvencione në kohë për të gjithë personat që kanë përfituar të drejtë ligjore të përdorin këtë mbështetje financiare.

🔴Praktika e pagesës në kohë dhe joselektive të subvencioneve vazhdon. Paratë për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur bujqit kanë nevojë për më shumë mjete.
Vazhdojmë me pagesa edhe për masat e tjera nga Programa për mbështetje financiare.