Pas takimit mes Selës dhe Zaevit sot në kuvend të Maqedonisë së Veriut, vazhdon takimi mes Gashit dhe Zaevit. Këto takime siç informoi TS, janë bërë ndaras dhe pa kushte.

Ende është i paqartë pse në këto takime nuk merr pjesë edhe Bilall Kasami dhe a do të braktis koalicionin me LSDM-në pasi siç dihet Alternativa e Gashit ka qenë pjesë e Lëvizjes BESA. Në takim me Zaevin ditë më parë ishte edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi tku pranoi bashkëqeverisje në qeverinë e ardhshme, por ai kishte kërkuar vetëm një drejtor.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon të jetë i prerë që në qeverinë e ardhshme të jetë kryeministri shqiptar.
Të përkujtojmë se sot partia e Gashit e shpalli të vdekur Marrëveshjen e Ohrit në vigjilie të takimit me Ali Ahmetin pas ftesës së këtij të fundit ndaj gjithë liderëve shqiptarë që duhet të mbahet nesër .Alternativa doli me një qëndrim tjetër kur tha sot se “Ahmeti e mblodhi në mënyrë simbolike mbledhjen në ditën e Marrëveshjes së Ohrit, por Korniza ka vdekur për ne, sepse nuk u realizua me kohë. Ky është një argument plus pse ne nuk do të shkojmë në mbledhjen e nesërme pasdite të organizuar nga BDI, – thonë nga partia Alternativa.TetovaSot