Qeveria sot do të mbajë seancë të rregullt në rend dite të së cilës janë pikat nga  fusha e bujqësisë, urbanizmit, ekologjisë dhe ekonomisë.

Siç informon pres shërbimi qeveritar, në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria duhet ta konfirmojë tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore.

Në rend dite të seancës së sotme është edhe pika për dhënien e pëlqimit për shpalljen e Thirrjes publike  nr. 03/19 për dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi tre hektarë përmes  ankandit publik elektronik.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në seancën e Qeverisë  do ta prezantojë Informacionin për Amendamentin e Protokollit të Montrealit për substancat që e varfërojnë shtresën  e ozonit (Kigali 2015), me propozim-vendim për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut të Amendamentit të Protokollit të Montrealit për substancat që e varfërojnë shtresën e ozonit dhe me Propozim-ligjin për ratifikimin e Amendamentit të Protokollit të Montraelit.

Anëtarët e Qeverisë duhet ta shqyrtojnë edhe informacionin për Propozim-ligjin për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë seancë të 167-të të rregullt, në propozim të Agjencisë për Ushqim  dhe Veterinari ministrat në Qeveri do ta shqyrtojnë informacionin për nënshkrimin e marrëveshjeve midis Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të Republikë së Maqedonisë së veriut dhe Qendrës për Vlerësim të Rrezikut në zinxhirin e ushqimit të Republikës së Bullgarisë, dhe midis Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Siguri të Ushqimit të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë së politikës së ushqimit dhe veterinarisë.