Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot bëri të ditur së shpejti do të mbërrijnë vaksina shtesë kundër gripit. Siç deklaroi, do të furnizohen po aq sa janë furnizuar deri më tani, gjegjësisht afër 28.000.

“Në të vërtetë jam i kënaqur nga interesi që qytetarët e treguan për vaksinë falas kundër gripit. Ky është viti i dytë si kjo Qeveri investon në vaksinë falas kundër gripit për të gjithë pensionistët, fëmijët deri në gjashtë muaj  deri në pesë vjet, shtatzënat dhe punonjësit shëndetësorë. Dozat i përcaktuam mbi bazë të buxhetit që e kishim në dispozicion dhe mbi bazë të donacionit që na u ofrua nga Qendra Amerikane për Shëndet Publik. Ato sasi shtesë të vaksinave për të cilat mendojmë se do të jenë plotësisht të mjaftueshme duke marrë parasysh numrin e atyre grupeve të rrezikuara të cilët dëshirojmë të vaksinohen tashmë janë,rrugës dhe së shpejti do të mbërrijnë në vendin tonë”, deklaroi Filipçe pas tribunës me punonjësit shëndetësorë.