Kristiano Ronaldo mund të kthehet në fushën e lojës në sfidën që kampionët e Italisë do të luajnë ndaj Atletikos së Madridit në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë në grup. Bardhezinjtë janë të kualifikuar, por kërkojnë të sigurojnë edhe vendin e dytë, që do t’u jepte mundësinë për një short të favorshëm.

Dëmtimi i Ronaldos duke se ende nuk është lënë pas, sikundër e pranoi edhe Mauricio Sarri në konferencën e fundit për shtyp, por portugezi është stërvitur me shokët e skuadrës. Përpara seancës së fundit në Kontinasa, Sarri dhe CR7 kanë folur gjatë bashkë, ku tema natyrisht ka qenë gjendja e lojtarit dhe sheshi i polemikave të fundit.