Konfederata e futbollit afrikan publikoi listë të kandidatëve për titullin e lojtarit të vitit. Në të janë përfshirë rreth 30 lojtarë, mes të cilëve edhe fituesit nga katër vitet e fundit: Pjer-Emerik Obamejang (2015), Rijad Marez (2016) dhe Mohamed Sallah (2017 dhe 2018).

Fituesi do të kumtohet në ceremoninë në Urgad (Egjipt) më 7 janar të vitit 2020.

Krahas lojtarit të vitit, do të shpallen edhe futbollistja e vitit, futbollisti i vitit i cili luan në klub afrikan, futbollisti i ri i vitit, trajneri i vitit për burra dhe gra, si dhe ekipet kombëtare tek meshkujt dhe femrat.