Qëllimi i Bashkimit Evropian është të zgjerohet  në kufijtë e Evropës,  me çka shtetet si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, madje edhe Bosnja e Hercegovina do të bëhen pjesë e asaj bashkësie, konsideron ish kryeministri bullgar Simeon Sakskoburggotski.

Në deklaratë për BGNES, ai thotë se nuk do të duhej të ndryshohen rregullat për inkuadrim në BE për vendin dhe Shqipërinë, sepse ndryshimi i tyre  mund të interpretohet në mënyrë negative.

Sakskoburggotski citon se historia  ka vlerë të madhe për diplomacinë bashkëkohore, duke shuar se përsëritja e  gabimeve historike është rezultat “i mungesës së njohurive ose  informatave të domosdoshme”.

“Evropa e bashkuar është mënyra e vetme përmes së cilës Bullgaria mund t’i mbrojë interesat e saj”, thekson Sakskoburgotski.