3 pikë, vendi i dytë dhe Juve shumë afër. Inter ia doli në Udine falë dy golëshit të belgut Romelu Lukaku. Ai foli pas ndehsjes për mikrofonat e Sky, jo vetëm për sfidën por edhe më gjërë.

“Unë mendoj se ndeshja kundër Fiorentinës na dha besim. Sot nuk ishte e lehtë, ne bëmë dy gola në pjesën e dytë. Kjo ishte e rëndësishme për sezonin. Derbi do të jetë një sfidë e madhe, është e rëndësishme të jesh në atë pozitë në rënditje. Javën tjetër do të ketë një derbi me Milanin që po bën mirë, shpresojmë të fitojmë. Unë dua të bëj mirë për ekipin, gjëja e rëndësishme është që të gjithë më kuptojnë  në fushë. Dua t’u besoj shokëve të mi.Unë gjithashtu dua të  lë shenjë në San Siro” – shprheet sulmuesi.

Antonio Conte ka një skuadër mjaft cilësore, ku as në janar nuk kanë munguar blerjet e mëdha. Një ndër to ishte ajo e Eriksen ga Tottenham, për 20 milionë euro. Do të jetë nëj ”armë” e mirë për pjesën e mbetur të sezonit.