Kanë kaluar muaj që kur Robert Berisha bëri njoftimin e papritur në rrjetin social Instagram – ndarjen nga Nora Istrefi.

Këngëtari tha se është ndarë nga bashkëshortja me të cilën ka vajzën Renee, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë krah Norës dhe do kenë marrëdhënie të mira.

Por, pas atij lajmi, Roberti dhe Nora janë bashkë sërish bashkë.

Fillimisht ish-çifti, u panë në aeroportin e Shkupit kur Prive raportoi e para dhe e njëjta gjë ndodhi edhe sonte.

Të dy janë parë pranë njëri-tjetrin në një darkë me miq dhe këtë e bëri të ditur vet Roberti.

Me sa duket çifti ka lidhje të mirë mes vete edhe pas ndarjes apo edhe mund të ndodhë një ribashkim.

Gjithçka mbetet të shihet në të ardhmen.