Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka uruar përmes një postimi në facebook, Talat Xhaferin për rizgjedhjen në postin e kreut të parlamentit të Maqedosnisë së Veriut.

“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Qytetarëve të thjeshtë, por edhe elitës politike, që po dëshmojnë, gjithnjë e më bindshëm, se janë faktor i pamohueshëm shtet-formues dhe emancipues.”- shkruan ndër të tjera Spiropali.

Postimi i plotë:

Urime Z.Talat Xhaferi për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Një shqiptar i mirë, një politikan i sprovuar që i bën nder atij institucioni të lartë përfaqësimi.
Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Qytetarëve të thjeshtë, por edhe elitës politike, që po dëshmojnë, gjithnjë e më bindshëm, se janë faktor i pamohueshëm shtet-formues dhe emancipues.