Rina Balaj është përfolur mjaft shumë për distancimin e saj nga muzika dhe rrjetet sociale, ndërsa është rikthyer së fundmi me llogari të re zyrtare.

Reperja nga Istogu pas kthimit në rrjetet sociale ua bëri fansave një falënderim mjaft të madh, madje i premtoi se do ua tregojë arsyen se përse ka pauzuar gjatë kësaj kohe.

Pikërisht këtë ditë (e hënë), ajo ka bërë një sërë shkrimesh në InstaStory, me anë të cilave zbulon më shumë për përvojën e saj pa asnjë rrjet social, e mbi të gjitha ndikimin që kanë për të dhe për të gjithë të tjerët.

Siç shkruan Rina në vazhdim, rrjetet sociale sipas saj janë ‘fake’, krijojnë vetëm urrejtje dhe vetëbesim të kotë.

“Nëse flas për Instagram dhe për të gjitha rrjetet sociale që i kam pasur dhe nuk i kam më. Unë personalisht sipas përvojës time dy mujore pa rrjete sociale, dhe mungesa e Instagramit të vjetër më ka bërë të mendoj që ‘rrjetet sociale më kanë bërë të ndihem që ajo në të vërtetë nuk jam. Puno me veten, merru me veten, ndihmoji njerëzve që kanë nevojë, mos krijo urrejtje. Se njëherë do jetojmë, eh këtë jetë do e bëjmë si duam vetë”.

“Ju flas nga përvoja, jo vetëm se dua të them diçka. I dua njerëzit që vendosin për veten, i dua njerëzit e pavarur, njerëzit që punojnë në vetveten pa e lënduar askënd. Fillo dhe bëje atë që të flen në zemër. Rrjetet sociale krijojnë urrejtje, vetbesim të kotë, rrjetet sociale janë fake. Asnjëherë mos e nënshkruaj jetën tënde, dhe asnjëherë mos e shit shpirtin tënd për ëndrrat e tua. Ti je i vetmi person që mund t’i bësh ëndrrat realitet duke besuar në vetvete dhe në shpresë. Sigurohu se çdo gjë që bën për jetën tënde është zgjedhja e juaj, e jo e dikujt tjetër”, ka shkruar reperja Balaj mes të tjerash.

Nga ana tjetër, këngëtarja do të rikthehet me projekt të ri më 28 nëntor e cila vjen në bashkëpunim me reperin grek, Sin Boy, kënga e të cilëve titullohet “Tetancion” dhe kjo është hera e dytë që dyshja bashkojnë forcat.