Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me ASH, por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.

“Në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejd nga radhët e Alternativës, në lidhje me mundësin për koalicion me LB-në.

Por këta dy parti kanë shpreh gatishmëri të bashkëpunojnë vetëm me ASH-në.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve”, tha Rexhepi për Alsat.