Banorët e vendbanimit Rashçe ankohen për çmimet maramendëse të kanalizimit e për të cilën thonë se nuk janë marur vesh me Komunën e Sarajit.

Ky është reagimi i tyre dhe shpjegimet nga ana e tyre:

“Ne si banorë të f.Rashçe shprehim revoltë dhe paknaqsi ndaj organeve të Komunës së Sarajit e cila me çdo kusht mundohet të manipuloj dhe plaçkit banorët e f.Rashçe, duke kërkuar shuma maramendëse për kanalizimin ku i cili nuk është në marveshje me banorët e fshatit tonë.

Kjo plaçkitje është e papranueshme dhe ne si banorë të f.Rashçe nuk do të tolerojmë që dikush të plaçkit popullatën dhe keqpërdor paratë e banorëve të f.Rashçe” .