–Të punësuarit në Entin Shtetëror për Revizion sot kërkuan nga institucionet në shtet urgjentisht të zgjedhin drejtor të ri të këtij trupi revizor, sepse në të kundërtën, siç porositën, ajo de fakto do ta ndërpresë punën.

Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur në ESHR, revizori Mijalçe Durgutov theksoi se thirret në nismën e të gjithë të punësuarve, me qëllim që të shprehet brenga e tyre nga fakti që ky institucion tashmë një vit e 11 muaj funksionon pa drejtor, ndërsa më 4 tetor të këtij viti i ka skaduar mandati edhe zëvendësdrejtorit me çka është e pamundur funksionimi normal i Entit dhe vihet në dyshim pavarësia e tij.

“Nëse nuk vjen me zgjedhje të shpejtë urgjente në revizorin shtetëror, ne përballemi de fakto me ndërprerje ligjore të punës, sepse nuk mundemi ligjërisht të punojmë. Nuk do të jemi në mundësi ta realizojmë programin e tillë për punë deri në fund as ta sjellim programin për punë për vitin 2020”, theksoi Durgutov.

Ai informon se të punësuarit për kërkesat e tyre mbështetje kanë marrë edhe nga organizata ndërkombëtare e trupave revizor.

“Kërkesa ynë bazë është zgjedhja transparente e kryerevizorit shtetëror. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. Nuk lusim askënd për diçka. I kërkojmë vetëm të drejtat tona. Kërkojmë të punojmë”, porositi Durgutov.

Sipas tij, moszgjedhja e revizorit shtetëror do ta vinte në dyshim edhe zbatimin e zgjedhjeve, sepse ESHR në kushte të tilla nuk do të ishte në mundësi të kryejë revizion në fushatat zgjedhore.

Durgutov theksoi se deri tani të punësuarit në ESHR kanë mbajtur disa tubime prej të cilave kanë dërguar letra deri te të gjitha institucionet në shtet me kërkesë urgjentisht të zgjidhet drejtori i Entit, për çka delegacioni i tyre ka mbajtur edhe dy mbledhje pune me përfaqësuesit e Kuvendit.

Për takimet me përfaqësuesit e Kuvendit ka informuar revizori Branisllav Gulev, i cili theksoi se nga kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski janë informuar se do të konvokojë seancë të komisionit për zgjedhje të drejtorit të ESHR-së, kur “do të ndjejë se ekziston marrëveshje midis partive”, rreth zgjedhjes.

Ata në takimet kanë theksuar se moszgjedhja e drejtorit i pamundëson pagesën e pagave dhe sigurimin social e shëndetësor të të punësuarve, ndërsa ESHR nuk mundet as t’i paguajë kostot për energji elektrike dhe komunale, që institucionit mund t’i sjellin probleme shtesë.

“Informuam se kemi dorëzuar ndryshim të ligjit tonë në pjesën e emërimit të personit përgjegjës nga të punësuarit në institucionin, me një qëllim të vetëm kohor të tejkalohet bllokimi i institucionit tonë deri në emërimin e kryerevizorit shtetëror”, deklaroi Gulev duke shtuar se janë të vetëdijshëm se kjo nuk është zgjidhje e mirë, por është e nevojshme për shkak të situatës së tanishme.

Ai shtoi se nga përfaqësuesit e Kuvendit kanë marrë propozim të emërohet person nga sektori financiar vetëm në pjesën për pagesë të pagave dhe kryerjes së rregullt të të gjitha obligimeve që arrijnë, duke theksuar se megjithatë vendimi i tillë nuk do t’i tejkalojë problemet, sepse ESHR do të mbetet i bllokuar në zbatimin e detyrës së tyre primare.

Gulev shfaqi shpresë se deri në fund të vitit, megjithatë do të zgjidhet revizori shtetëror dhe se do të tejkalohen të gjitha këto probleme.

Revizorja Liljana Stojanova ka informuar se me programin për punë në ESHR për vitin 2019 janë parashikuar 54 revizione, nga të cilat vetëm 11 kompletisht janë përfunduar, ndërsa 12 ende janë në rrjedhë dhe duhet të përfundojnë deri më 31 dhjetor. Tridhjetë e një revizionet tjera, sipas saj, janë zbatuar, por procedura nuk mund të përfundojë sepse nuk ka person përgjegjës në ESHR që do t’i nënshkruajë raportet revizore përfundimtare.

Në pyetjen e gazetarëve rreth revizionit të punës së Prokurorisë Speciale Publike, Durgutov u përgjigj se kontrolli revizor në këtë institicion është parashikuar me programin për punë në ESHR për vitin 2019 dhe se ajo nuk ka lidhje me ngjarjet më të reja të lidhura me PSP-në dhe informatat e publikuara për vlerën e bonuseve të paguara të prokurorëve.