Mungesë e rrymës në disa rajone dhe në malësi


Në ndëkohë nëpër disa vendbanime në vend është raportuar ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e erës dhe reshjeve të borës. Nga komuna e Bogovinës, disa nga fshatrat e të cilës nuk kanë rrymë, theksojnë se pritet që defekti të sanohet brenda ditës së sotme.

Ndryshimi drastik i motit që rezultoi me rënie të tempraturave dhe mot të lig të shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar dëme në disa qytete, kurse në Shkup raportohet për drunj dhe objekte të rrënuara që gjatë ditës janë pastruar nga shërbimet komunale përkatëse.