Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka mbetur në pozitën e 68-të të listës së re të rangimit nga FIFA, e publikuar sot.
Shqipëria në këtë renditje është para Maqedonisë në vendin e 66-të, derisa Kosova mban pozitën e 115-të.
Humbja ndaj Austrisë dhe fitorja ndaj Izraelit nuk kanë sjell ndryshime te reprezentacioni i Maqedonisë në krye me Igor Angellovskin e cila ka përfunduar në vendin e tretë të grupit të kualifikimeve për EURO 2020.
Kundërshtar i “verdhe-kuqve” në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve do të jetë kombëtarja e Kosovës.
Nuk ka ndryshim as në pesë pozitat e para ku lider është Belgjika para Francës, Brazilit, Anglisë dhe Uruguait.
Në TOP 10 janë edhe Kroacia, Portugalia, Spanja, Argjentina dhe Kolumbia.