Në bulevardin “Bosnja e Hercegovina” të dielën (01.12.2019) në periudhën nga ora 7 deri në orën 15 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për dislokim të gazsjellësit, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Bulevardi do të mbyllet për komunikacion në  pjesën para marketit KAM dhe para Tehnomarket, menjëherë para EVN KEC Vasil Gllavinov, ndërsa automjetet  do të rikahëzohen nëpër rrugët tjera.

Qyteti i Shkupit apelon te pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë  sinjalizimin rrugor të vendosur, ndërsa shpejtësinë e lëvizjes ta riaftësojnë  në kushtet e rrugës.