Dita e martë (26 nëntor), filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari ishte regjistruar në orën 04:00 me shkallë të rihterit 6.3 në Durrës, teksa i dyti ishte me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit dhe u regjistrua në orën 07:10.

Nga këto tërmete, siç është raportuar deri më tani kanë mbetur të vdekur tre persona dhe 150 të tjerë janë lënduar, megjithëse më vonë u raportuan edhe gjashtë viktima nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtese në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin.

Ndërkaq, nē të gjithë vendin, Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale.

Për shkak të tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit, Ministria e Arsimit ka njoftuar se në dy qytetet që janë prekur më shumë nga tërmeti Durrës dhe Tiranë, nuk do të ketë mësim.

Reagime rreth këtyre tërmeteve kanë bërë edhe shumë personazhe të njohura publike me shkrime në rrjetet sociale, duke u solidarizuar me të gjithë shqiptarët.

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Bes Kallaku

“Zoti na ruajt! Në dorë të tij, kujtoni zotin se sa të vegjël jemi. Uroj të jeni mirë”.

Ermal Mamaqi

“A jeni mirë? Ka njeri në rrezik ose nevojë për ndihmë?. Eksperienca më e frikshme deri më tani”.

Stine

“Me zotin para. Zoti ju ruajtë dhe ju dhëntë forcë t’i kaloni këto momente të vështira. Lutje për të gjithë shqiptarët”.

Besa Kokëdhima

A jeni mirë? Keni nevojë për ndihmë? Lutem për të gjithë të lënduarit veçanërisht qytetarët e Durrësit. Nëse keni mundësi të qëndroni në ambiente të sigurta, do ju lutesha ta bëni. Uroj që kjo ndodhi e tmerrshme të kalojë me sa më pak dhimbje e dëmtime pa fatalitete në jetë njerëzish. Solidaritet”.

Arkimed Lushaj – Stresi

“Zoti im. Ti je allahu. S’ka zot tjetër veç teje. Ti je i pasuri dhe ne jemi të varfërit. Ne jemi robërit e tu, bijë të robërve të tu. Në dorën tënde është jeta jonë. I shkruar për ne vlerësimi yt. Drejtësi për ne është gjykimi yt. Nuk ka strehim dhe shpëtim prej teje, veçse tek ti. Zoti im mbaji larg prej nesh fatkeqësitë, vullkanet, tërmetet, vështirësitë dhe të gjitha sprovat të dukshmet dhe të fshehtat. Zoti im amanet të qofshin ty të gjithë besimtarët dhe besimtaret në këto vende. Zoti im. Mbroji ata. Ti je mbrojtësi më i mirë. Ju rujt zoti bashkë me familje kudo që jeni”.

Beatrix Ramosaj

“O zot ndihmoi këta njerëz”.

Françeska Jaçe

“Kush e ndjeu tërmetin?”.

Ilda Bejleri

“Tmerr”.

Eni Koçi

“Uroj të jeni mirë të gjithë”.

Genc Prelvukaj

“Me ty Shqipëri”.