Gjykimi për rastin “Monstra” për herë të tretë do të nisë nga fillimi, por kësaj radhe formalisht, pasi të gjitha palët kanë rënë dakord rasti të fillojë aty ku ka mbetur me thirrjen e dëshmitarëve të rinj.

Ish kryeministri Zoran Zaev do të duhet të dëshmojë dhe të flasë për mënyrën se si i ka marrë bisedat e përgjuara për Monstrën. Me kërkesë të prindërve të fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smilkovës, do të lëshohet edhe regjistrimi i fjalimit të Zaevit për “Monstrën” në foltoren e Kuvendit në vitin 2018. Do të dëshmojë edhe Zvonko Kostovski, i cili e zbuloi aferën e përgjimit. Për të dëshmuar janë thirrur edhe Zoran Trajkovski si njeri i cili mund të dijë diçka për vrasjen, Zoran Vellkovski i cili e ka paraqitur ngjarjen në polici dhe Ljupço Todorovski – Radnik.

Prindërit kërkojnë të dëshmojë edhe Sinisha Aleksovski, këshilltari i ish-presidentit Ivanov dhe dy anëtarë të njësitit Alfa, të cilët të parët erdhën në Liqenin e Smillkovës.

Gjykimi rifillon më 3 shkurt.