Për tremujorin korrik- shtator këtë vit në Kuvend janë ngritur gjithsej 49 procedura për miratim ose ndryshim të ligjeve, prej të cilëve 32 ligje janë sjellë, ndërsa për 13 ligje tjera procedura është në rrjedhë, tre ligje janë të papranueshëm, ndërsa një ligj është tërhequr. Prej ligjeve, 17 janë propozuar nga gjithsej 40 deputetë.

Kjo theksohet në Raportin e gjashtë të hulumtimit të punës së Kuvendit të RMV-së e cila përmban të dhëna për punën e saj për periudhën 1 korrik- 30 shtator 2019 të cilin e ka publikuar Asociacioni qytetar MOST në kuadër të projektit “Indeks i përgjegjësisë, transparencë dhe produktivitet të Kuvendit”.

Kështu, numri i deputetëve të cilët kanë marrë pjesë në propozimin e ligjeve, si dhe numri i ligjeve të propozuara nga deputetë është rritur ndjeshëm në krahasim me periudhën e monitorimit të mëparshëm.

Më shumë informacione mund të gjenden në raportin e plotë të publikuar në ueb faqen http://otvorenosobranie.mk.

Projekti “Indeks i përgjegjësisë, transparencë dhe produktivitet të Kuvendit”, Asociacioni qytetar MOST e aplikon nga qershori i vitit 2018 si vazhdim i projektit “Qytetarë të përfshirë për Kuvend të hapur dhe transparent” që është zbatuar në periudhën prej vitit 2016-2018. Projekti parasheh publikim të raporteve periodike për Indeksin e përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit me qëllim informimin e opinionit, mediave dhe organizatave qytetare për punën e deputetëve dhe mënyrën në të cilën Shtëpia ligjvënëse e kryen rolin e vet të rregulluar me Kushtetutën e vendit.