Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook disa foto nga investimi i radhës I qeverisë në fushën e kulturës.

Bëhet fjalë për Teatrin e Ri Kombëtar të Operas dhe Baletit.

 

Rama shkruan se duhet edhe pak kohë që të dalë në dritë një tjetër xhevahir.

 

Kjo shton kryeministri, falë vizionit e pasionit të paepur për ndryshim nga ana e kësaj mazhorance.

 

 

JA DHE PAK… dhe një tjetër xhevahir i nxjerrë në dritë falë vizionit e pasionit tonë të paepur për ndryshimin, do të jetë në dispozicion të publikut, Teatri i Ri Kombëtar i Operas dhe Baletit