Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një paraqitje të tij ka folur edhe për “Mini-Shengenin”.

Ai ka thënë pas mospjesëmarrjes se Kosova është duke u vetizoluar, ndërsa ka thumbuar kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk më kupton. Shengeni rajonal është një vizon dhe një këmbëngulje nga ana ime, nga ana jonë, qysh në ditët e para të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i Serbisë me të cilin kam bërë debate. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë, nëse nuk bëjmë marrëveshje për lëvizjen e lirë”, është shprehur Rama.

“A do të bashkohen kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo kupton heqje të atij trau. Kjo e vendos ne pozicionin më të favorshëm Kosovën. Kosova po vet izolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”.