Kryeministri Edi Rama nga Thumana është shprehur se do të bëhet gjithçka për të lehtësuar pasojat e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti.
Sipas shefit të qeverisë ata që kanë mbetur të pastrehë do të dërgohen fillimisht në hotele ndërsa do të bëhen rindërtimi i çdo shtëpie.
“Dje ka qenë dita e shokut, por edhe që duhet të nxirreshin nga thellësia e gërmadhe. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë komunitetit Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë la ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë. Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemin. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dorës. Çdo një që vendosi gjithsecili do të shkojë tek ata që janë në nevojë, Të gjitha paratë, edhe ato të buxheti do të jenë bashkë dhe të gjithë do të marrin përgjegjësit e menaxhimit. Njerëzit të mos e diskutojnë faktin se po e çoj lekun, por s’di se diku do shkojë.”