Paraditen e të hënës kryeministri Edi Rama do të shpallë plaftormën e luftës kundër asaj që njihet tashme si KÇK.

Ftesat tashmë  janë shpërndarë për aktivitetin që do të zhvillohet tek Art Turbina, ku do të bëhen publike ndryshimet ligjore për ti dhënë zgjidhje problemit të prokurorëve e gjyqtarëve që në pritje të vetingut kanë shtuar vendimet korruptive, transmeton Vizion Plus.

Nga ana tjeter shefi i qeverisë do të shpalosë edhe kuadrin e ri ligjor për të luftuar krimin e organizuar.

Përtej kësaj platforme, kryeministri Rama neser do të shpalose edhe arritjet e qeverisë prej vitit 2013, momentit kur mori mandatin për të drejtuar shqiptarët.