Qyteti i Shkupit kumtoi se nesër do t’i përforcojë kontrollet e inspektimit rreth qendrave për shoping në Shkup, të mësuar nga përvojat negative nga vitet e kaluara gjatë Blek Frajdej me shembuj të mëdhenj negativë për hedhje të mbeturinave dhe parkim të parregullt.

“Inspektorët e qytetit për komunikacion rrugor do të kryejnë kontrolle të përforcuara lidhur me parkimin e parregullt në sipërfaqe publike, ndërsa inspektorët komunalë do të kryejnë kontrolle të përforcuara lidhur me hedhjen e padrejtë të mbeturinave. Në pajtim me rregullat për trajtim të mbeturinave, ambalazhi për paketim të prodhimeve të mëdha (veçanërisht për teknikë të bardhë) trajtohet për mbeturina të mëdha dhe nuk duhet të hidhet në kontejnerët për mbeturina që ishte dukuri e shpeshtë gjatë viteve të fundit gjatë këtyre lirimeve”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Autoritetet e qytetit i përkujtojnë konsumatorët për mundësinë që ky lloj i mbeturinave të hidhet në Qendrat për selektim në Karposh dhe në Vardarishte, pa paguar kompensim në para. Njëherit, apelojnë deri tek qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendet e shënuara për parkim. f