Qyteti i Shkupit prej sot e vazhdon thirrjen publike për subvencione për pajisje inverterë për ngrohje të amvisërive me çka qytetarët do të mund të aplikojnë edhe onlajn. Afati vazhdohet për shkak të deri tani kërkesat e arritura nuk janë shterur mjetet e parapara.

“Pasiqë Qyteti i Shkupit i ka përpunuar kërkesat prej 4282 për subvencione dhe ka konfirmuar se nuk janë shterur të gjitha mjetet e parapara për këtë qëllim, e ka informuar publikun se thirrja vazhdon dhe i fton qytetarët të aplikojnë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për ajër më të pastër në Shkup, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Thirrja publike për ndarje të subvencioneve për pajisje inverterë për ngrohje të amvisërive i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverterë nga 1 janari nga dita e shterjes së mjeteve. Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë paraparë 322 milionë e 400 mijë denarë të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këto mjete pritet zëvendësim i rreth 5.300 furrave me invertetë.

“Konform kushteve të thirrjes publike për shkak të situatës me koronavirusin, onlajn mund të aplikojnë të gjithë banorët (amvisëritë) në territorin e Qytetit të Shkupit që nuk kanë përdorur subvencione për ngrohjen e amvisërive të tyre nga Qyteti i Shkupit dhe të cilët nuk kanë lidhje ose mundësi për lidhje me ngrohjen qendrore në objektin ku do të instalohet inverteri, thuhet në kumtesë.

Nga Qyteti i Shkupit shpjegojnë se risi këtë vit është që qytetarët të marrin subvencione për inverterë do të duhet të dorëzojnë vullnetarisht sobat ekzistuese të drurit, qymyrit, naftës ose vajit të karburantit, ndërsa deri tani janë dorëzuar mbi 1000 në pikat në Saraj, Suto Orizarë dhe në pikën në oborrin e riciklimit të NP “Higjiena Komunale” në Karposh. Aksioni në komunën e Karposhit filloi dje, dhe do të zgjasë edhe sot dhe nesër nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 16.

Fondet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerë neto, jo më shumë se 62,000 denarë.

Në dy vitet e ardhshme, konform kushteve të thirrjes publike, Inspektorati i qytetit dhe shtetëror mund të kryejë inspektim në personat që kanë marrë subvencion, në mënyrë të shohin nëse me të vërtetë i përdorin inverterët ose është bërë mashtrim, për çka do të zhvillohet procedurë për kthimin e mjeteve financiare.

Të gjitha informacionet për thirrjen, si dhe formularët për aplikim elektronik mund të gjenden në uebfaqen e Qytetit të Shkupit.