Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar sot përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në kabinetin e ri, 12 ministri do të drejtohen nga gratë dhe vetëm tre do të jenë burra. Krahu i djathtë i do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të zëvendësojë Erion Braçen si zv.kryeministër. Ministritë e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë drejtohen nga Niko Peleshi, Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja. Qeveria do të ketë katër ministra shteti dhe të gjitha janë gra. Kryetare e Kuvendit gjithashtu do të jetë grua. Lindita Nikolla do të zëvendësoj Gramoz Ruçin.

Duke kujtuar fitoren në zgjedhjet e fundit, që e cilësoi si më të vështirën në tre ciklet e fundit, kryeministri Rama kërkoi punë dhe përgjegjësi nga çdo anëtar i qeverisë dhe i Kuvendit

Kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për tu merituar. Në politikë fitoret meritohen vetëm pasi të arrihen. Fitoret janë zgjedhje janë mundësi të për të zhvilluar beteja të vazhdueshme për t’iu kthyer zgjedhësve me punë dhe rezultate bindëse, kredinë e lartë të përfaqësimit që ata u japin fituesve me votën e tyre”, tha Edi Rama, kryeministër.

Kryeministër, Edi Rama

Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj

Niko Peleshi, ministria e Mbrojtjes
Olta Xhaçka minister e jashtëm

Ulsi Manja, ministër Drejtësie

Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimi, minister e Financave

Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi, ministre e Arsimit

Frida Krifca, ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit

Elva Margariti, ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre Shteti

Edona Bilali, ministre Shteti

Bora Muzhaqi, ministre Shteti

Milva Ekonomi, ministre Shteti