Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademin ishin nikoqirë të delegacionit të lartë të Drejtorisë së përgjithshme të Qendrës së Bashkuar Hulumtuese të Komisionit Evropian.

Në pajtim me dokumentin e nënshkruar në Trieste në vitin 2017, Qeveria në janar të vitit të kaluar mori vendim për fillimin e procesit për hartimin e strategjisë për specializim të mençur për hulumtim dhe inovacione.

Me këtë, Qeveria i është bashkuar nismës së Bashkimit Evropian për zhvillim të ardhshëm ekonomik dhe transformim të rajoneve bazuar në  potenciale vendore hulumtuese dhe të inovacionit si shtytës kryesorë të konkurrencës në skenën rajonale dhe globale.

“Strategjia për specializim të mençur  është kusht kryesor për shfrytëzimin e fondeve evropiane, si dhe parakusht i obligueshëm për shfrytëzimin  e fondeve strukturore. Në bazë të specializimit të mençur është detektimi i fushave kyçe, aktiviteteve dhe teknologjive në të cilat vendi realizon përparësi komparative,  ndërsa për të cilat hulumtimi dhe inovacionet janë faktor kryesor  për përforcimin e ekonomisë dhe konkurrencës në tregun global. Në këtë drejtim, grupi i punës dhe ekipi i ekspertëve   në bashkëpunim me ekspertë të huaj, kanë përpiluar hartë të potencialeve ekonomike, shkencore dhe inovative të vendit, që financiarisht e mbështetën BE-ja edhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)”, sqarojnë nga Qeveria.

Strategjia për specializim të mençur përmes definimit të fushave dhe sektorëve pritet të mundësojë investim të drejtuar nga ana e shtetit, shkencës dhe biznesit, si dhe për zhvillim të kapaciteteve dhe potencialeve për krijimin e vlerës më të lartë të shtuar, inovacioneve, internacionalizimit dhe rrjetëzimit.