Në vigjilie të festës së Bajramit dhe Qirilit dhe Metodit po diskutohet për orën policore e cila është propozuar që të fillojë nga dita e shtunë në orën 19 deri të martën ora pesë informon TetovaSot .Mirëpo propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive deri tek qeveria që gjatë vikendit të zgjatur ora policore të nis nga ora 19:00 ditën e shtunë deri në ora 05:00 ditën e martë, del të jetë një propozim i LSDM-së.

Ky propozim është përcaktuar në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive, për të cilin vendimi përfundimtar duhet të merret nga Qeveria.