Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i pranon shtatë kërkesat e para të Organizatorëve të “Marshit për ajër të pastër”, protestë kjo e realizuar të premten e kaluar. Në komunikatën e Qeverisë, thuhet se pranimi i këtyre kërkesave shpresojnë të jetë shkak për realizimin e një takimi, ku siç thonë, do t’i bashkonin përpjekjet e institucioneve dhe sektorit civil në raport me kujdesin për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit jetësor.

Shtatë kërkesat urgjente, të cilat i dorëzuan protestuesit e “Marshit për ajër të pastër”, dhe të cilat së fundmi Qeveria, tha se i pranon janë: Dekret për miratim urgjent të PDU-së për Vardarishten, Prokuroria Publike të hapë hetime për OHIS-in dhe djegien e kabllove në Shkup, të miratohen ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor, me të cilat identifikohet dhe rregullohet veprimi me rajonet e kontaminuara, t’i merret koncesioni “Euromaksit” për minierën Illovica-Shtuka dhe të merret koncesioni i skaduar për eksploatimin e minierës Pllavica.

Po ashtu nga Qeveria kanë bërë të ditur se i pranojnë kërkesat për të ndaluar procedurat për harmonizim të ligjeve nga sfera mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, mbrojtjes së pasurive natyrore, mjedisit jetësor, trashëgimisë kulturore, mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, higjienës komunale me Ligjin për kundërvajtje dhe të miratohet aplikacion për shpalljen e Liqenit të Ohrit dhe Studençishko Bllato, si banim i rëndësisë ndërkombëtare deri te sekretariati i Ramsarit.

Lidhur me Dekretin për miratim urgjent të Planit Detajor Urbanistik SI O9, Gazi Babë për Vardarishte, Qeveria informon se ai për momentin është në harmonizim në Qytetin e Shkupit dhe pritet që javën e ardhshme të miratohen në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Pastaj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Komuna e Gazi Babës, në afat sa më të shkurtë do ta shqyrtojë këtë PDU dhe do ta miratojnë deri në fund të vitit.

Për kërkesën e hapjes së hetimeve për OHIS-in, Qeveria thekson se i vendos në dispozicion të gjitha dëshmitë materiale, të cilat janë mbledhur nga institucionet me të cilat udhëheq dhe i bën thirrje Prokurorisë Publike, ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të hapë procedurë për OHIS-in dhe djegien e kabllove në Shkup.

“Në Propozim-ndryshimet e reja të Ligjit për mjedis jetësor, janë paraparë dy nene të reja (neni 28-a dhe 28-b), të cilët drejtpërdrejtë i dedikohen trajtimit të rajoneve të kontaminuara, ndërsa janë të lidhura me ‘Marshin për ajër të pastër’. Propozim ndryshimet e mbulojnë mënyrën dhe metodologjinë për identifikimin e rajoneve të kontaminuara, llojin dhe nivelin e substancave të rrezikshme në mjedisin jetësor, si tregues për kontaminimin e një rajoni të caktuar të identifikuar dhe jep udhëzime për definimin e planeve për trajtim me rajone të kontaminuara”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, prej aty theksojnë se propozimi për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mjedisin jetësor, është vendosur në rend dite të seancës së sotme, të 130-të të Kolegjiumit të përgjithshëm të Qeverisë, me çka i njëjti do të dërgohet për shqyrtim dhe vërtetim në seancën e Qeverisë, me datë 10 dhjetor (e martë), më pas edhe për miratim në Kuvend.

Për çështjen e Liqenit të Ohrit dhe Studençishko Ballato, që ata të shpallen si banime me rëndësi ndërkombëtare, nga Qeveria thonë se aplikacioni do të dorëzohet pasi të nënshkruhet aneksi i Studimit të valorizimit për Stundeçishko Bllato dhe Marrëveshja për Studim të valorizimi për Liqenin e Ohrit, mes GEF, MMJPH dhe UNEP-it, deri në fund të vitit.

Njëkohësisht nga Qeveria, janë përgjigjur edhe për kërkesën për marrjen e koncesionit të skaduar për eksploatim të minierës Pllavica, me çka informojnë se një vendim i tillë do të merret më së voni deri në 17 dhjetor të këtij viti.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreson se argumentet dhe informacionet në këtë komunikatë në raporte me kushtet e ‘Marshit për ajër të pastër’, do të sjellin deri në një takim të përbashkët për bashkimin e përpjekjeve të institucioneve dhe sektorit civil për kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit jetësor. Qeveria vlerëson se së bashku duhet të punohet edhe më tutje në përmbushjen edhe të kërkesave tjera të qytetarëve, si dhe përmbushjen e Planit për ajër të pastër”, thonë nga Qeveria.