Ekipet e përbëra nga 42 pjesëtarë të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, të koordinuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në pajtim me vendimin e Qeverisë, janë në Shqipëri që të ndihmojnë në aksionet shpëtuese të autoriteteve lokale. Prej mbrëmë vonë ekipet e forcave republikane – ekip për mbrojtje nga rrënojat të DMSH-së, përmes oficerit për lidhje marrin detyra komplekse për ndihmë të parë dhe tërheqje të qytetarëve të pësuar në Durrës, si dhe në sanimin e dëmeve nga tërmeti katastrofal.
Siç informojnë sot nga pres-shërbimi qeveritar, përveç ekipeve, DMSH dërgoi edhe pajisje teknike të specializuar, automjet të ambulancës, pajisje teknike dhe mjekësore, si dhe mekanizëm më bashkëkohor i cili përdoret për të arritur te të mbijetuarit eventual. Në terren janë edhe pjesëtarët e MPB-së me qen shpëtues special të trajnuar për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat.
Deri tani ekipet kanë lokalizuar dhe nxjerrë nga rrënojat dy persona të vdekur në dy lokacione në ndërtesat e rrënuara.
Nga Qeveria përkujtojnë se në seancë dje sollën vendim të ndahen gjashtë milion denarë si mbështetje financiare parësore për sanim të pasojave nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.