Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Tokë Ndërtimore, i cili ka për qëllim që në mënyrë më të mirë dhe më efikase të rregullohet menaxhimi dhe posedimi me tokë ndërtimore ishte miratuar sot në seancë qeveritare.

Një pjesë e zgjidhjeve të reja të propozim ligjit konfirmojnë se tjetërsimi i tokës ndërtimore pronë e shtetit sipas rrugës së ankandit elektronik publik do të bëhet vetëm në tokën e rregulluar ndërtimore dhe do të përmbajë të dhëna konkrete shtesë të cilat do të kontribuojnë për njohjen më të mirë të blerësve me të drejtat dhe obligimet e tyre në të ardhmen.

Marrëveshjet për shit-blerje të tokës ndërtimore sipas rrugës së ankandit në tërësi do t’i përmbajnë të gjitha të dhënat e parapara nga konkursi për tjetërsim të tokës ndërtimore sipas ankandit, që të kontribuojnë për qasje më stabile në kontestet e eventuale gjyqësore.

Me propozimin ligjin e ri për tokë ndërtimore në pronësi të shtetit, rrumbullakohet procesi i decentralizimit sa i përket kryerjes së punëve të komunave, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, dhe lehtësohet procesi i posedimit me tokë ndërtimore në pronë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e Qeverisë.