Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme miratoi vendim, me çka u ndanë gjashtë milionë denarë, si ndihmë e parë financiare për sanimin e pasojave nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“Si plotësim të ndihmës për Shqipërinë, drejtë këtij shteti janë nisur edhe ekipe të shpëtimit, të përbërë prej 30 personave ekspertë, të cilët do të marrin pjesë në aksionet për shpëtim dhe ndihmë të parë për qytetarët e rajoneve të prekura”, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në këtë ndihmë të parë është përfshirë edhe ekip i posaçëm me mekanizma, i cili do të angazhohet në aksionet e koordinuara për shpëtim.