Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave Bedri Hamzës, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë që do të mbahet do të merret vendimi që t’i ndajmë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë”, ka thënë Rafuna për “Epoka e re”.