Qendrat tregtare Shkup Siti Moll, Ramstor Moll dhe Kapitoll Moll prej sot do të punojnë me orar të shkurtuar të punës nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Farmacitë dhe marketet në këto qendra tregtare mbesin të punojnë me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Ata, siç kumtuan, i mbështesin të gjitha vendimet dhe në të ardhmen do t’i mbështesin të gjitha vendimet e sjella nga Qeveria.

Ndryshimi i orarit të punës do të mbetet derisa Qeveria nuk sjell vendim për punë në qendrat tregtare në shtet.