Debati publik për Marrëveshjen e Marakeshit, me të cilën lehtësohet qasja drejt veprave të publikuara për personat të cilët janë të verbër, kanë shikim të dëmtuar apo në ndonjë mënyrë tjetër nuk kanë mundësi të përdorin materiale të shtypura, u mbajt në organizim të Trupit nacional koordinues për implementim të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me pengesa pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Në fokus të diskutimit, siç informoi sot shërbimi qeveritar për shtyp, ishte rëndësia e Marrëveshjes së Marakeshit për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, sepse përmes mundësimit të qasjes drejt librave, revistave dhe materialeve edukative në format adekuat do të avancohet arsimi, zhvillimi i tyre profesional, do të përmirësohet edhe integrimi i tyre social dhe pjesëmarrja kulturore.

Në ngjarjen në të cilën ishin të pranishëm përfaqësues nga shtëpitë botuese, nga Shoqata për mbrojtje të të drejtave autoriale, nga bibliotekat, si dhe personat e verbër dhe anëtarë të Lidhjes nacionale të të verbërve, folën Spase Dodevski, kryesues me Trupin nacional koordinues për implementimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me pengesa, Valmir Aziri, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Frymëzim Dauti, drejtor i BPU “Shën Klimenti i Ohrit”-Shkup, Afet Jashari, nga ministria e Kulturës dhe Sterja Dimov, sekretar i përgjithshëm në Lidhjen nacionale të personave të verbër.

Në debat publik u diskutua edhe për propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e ngjashme, që duhet të harmonizohet në pajtim me dispozitat në Marrëveshjen e Marakeshit.

Më 27 qershor të vitit 2013, në Konferencën diplomatike në Marakesh, nga vendet-anëtare të Organizatës botërore për pronësi intelektuale, u miratua Marrëveshja e Marakeshit për lehtësim të qasjes drejt veprave të publikuara për persona të cilët janë të verbër, kanë shikim të dëmtuar apo në një mënyrë tjetër nuk kanë mundësi të përdorin materiale të shtypura (“Marrëveshja e Marakeshit”).

Marrëveshja e Marakeshit kërkon nga palët përgjegjëse të sigurohet kufizim apo përjashtim i të drejtës autoriale, me qëllim që t’u mundësohet “shfrytëzuesve” apo “subjekteve të autorizuara” përpunim i ekzemplarit  në vepër në format të kapshëm (në version elektronik, audio version apo në Alfabetin e Brajit) për personat me vështirësi gjatë qasjes drejt veprave të shtypura dhe të lehtësohet këmbimi tejkufitar i atyre ekzemplarëve të kapshëm të krijuar në pajtim me kufizimin dhe përjashtimin e Marrëveshjes së Marakeshit, përkatësisht në pajtim me ligjin.

Prandaj, nga secili vend që e ratifikon Marrëveshjen e Marakeshit kërkohet të vendoset një apo më shumë kufizime apo përjashtime për të drejtën autoriale.

Sipas të dhënave me të cilat disponon Organizata botërore për pronësi intelektuale (WIPO) në botë ka rreth 300 milionë persona të verbër apo me shikim të dëmtuar. Organizatat e të verbërve vlerësojnë se në vendet zhvilluara vetëm rreth 7 për qind nga të gjitha librat e botuar janë prodhuar në formate të kapshme për personat të cilët janë të verbër, kanë shikim të dëmtuar apo në ndonjë mënyrë tjetër janë të penguar të përdorin materiale të shtypura. Në vendet në zhvillim, situata është akoma më e keqe sepse numri i vlerësuar i librave në format të kapshëm është vetëm rreth 1 për qind.