Kompanitë e Maqedonisë do të kenë mundësi të prezantohen në panairin më të madh industrial – HANNOVER MESSE në Hanover, Gjermani, që do të mbahet në prill të këtij viti.

Agjencia për Investime dhe Promovim të Eksportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi se në pajtim me Planin për aktivitetet për vitin 2020 në pjesën e promovimit të eksportit, ndërsa në propozim të bashkësisë së biznesit, këtë vit në periudhën prej 20-24 prill do të jetë organizator në pjesëmarrjen me qira të stendës në panairin  HANNOVER MESSE në Hanover, Gjermani në të cilin do të prezantohen një numër i caktuar i kompanive të Maqedonisë.

HANNOVER MESSE është vend ideal për biznes të rri. Kompanitë që do të paraqiten do të kenë mundësi të njihen me teknologji të rëndësishme, të përfitojnë prej sinergjive të vlefshme dhe të fillojnë projekte të reja – gjithçka në një vend.

Informacione shtesë rreth mënyrë së paraqitjes për në panair në: [email protected]gov.mk