Reali do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj PSG në “Santiago Bernabeu”, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Pak momente më parë, “Los Blancos” kanë bërë zyrtare edhe listën e të grumbulluarve, ku bie në sy lënia jashtë e Vinicius Junior.

Braziliani është lënë përsëri jashtë ekipit nga trajneri Zidane, i cili nuk e grumbulloi as në ndeshjen e fundit në La Liga.

Image