Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër dados të dyshuar për maltretimin e dy fëmijëve prej tre vjetëve, solli prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

“Në periudhën kohore prej 1 deri 27 nëntor, e dyshuara e angazhuar për tu kujdesur dhe ruajtur të dy fëmijëve në moshë prej tre vjetëve, ashpër e ka keqpërdor detyrën e saj për kujdes dhe edukimin dhe i ka maltretuar. Njëherit, ajo vazhdimisht u ka bërtitur dhe i ka fyer pa arsye, por edhe fizikisht i ka sulmuar me goditje në kokë dhe shkuljen e flokëve”, theksohet në kumtesën e PTHP.

Nëna e fëmijëve në shtëpi ka vendosur kamera sigurie dhe gjatë kontrollit të video regjistrimit e ka vërejtur maltretimin dhe sjelljen ndaj fëmijëve,  pas së cilës ka parashtruar padi penale.

Prokurori Themelor Publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar edhe Propozim për përcaktimin e masës paraburgim, duke pasur parasysh, siç informojnë  që PTHP ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se e dyshuara mund të arratiset që t’i shmanget përndjekjes penale, të ndikojë ndaj dëshmitarëve, dëshmitë e të cilëve janë të rëndësishme për konfirmim e gjendjes faktike apo ta përsërit veprën penale.