Lazim Destani është emri i cili ka dridhur gjithë politikën maqedonase e veçanërisht ish kryeministrin Zoran Zaev. Pas idesë së Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar filluan zërat se kandidati më i mundshëm për kryeministër shqiptar është Lazim Destani

Edhe pse Ali Ahmeti nuk shpalosi emrin e kryeministrit, por vetëm tha se ai do të jetë urë dhe të shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa gjenerata e re mbetet që ta zbatoj, sërish nuk janë ndalur zërat në rrjetet sociale se Lazim Destani do të ishte personi i duhur për këtë kauzë kombëtare.

Frika që i hyri në palcë ish kryeministrit Zoran Zaev, se mos ndoshta Lazim Destani do të jetë kandidat i mundshëm për kryeministër, e bëri që Zaev në emisionin Click Plus në Tv21 të demantoj se Lazim Destani nuk do të kandidoj, por Lazim Destani deri tani nuk është pronocnuar para popullit shqiptar.

Shtrohet pyetja pse Zaev foli në emër të Destanit? A frikësohet prej tij dhe ti jep fund politikës? Një gjë është e vërtetë, se Zoran Zaev u bë kryeministër falë vullnetit politik shqiptar dhe votave shqiptare edhe pse ai në 2016 humbi zgjedhjet parlamentare përballë Nikolla Gruevskit.

Zaev gjithashtu mbrëmë në emisionin ClickPlus në TV21, shkeli mbi vullnetin shqiptar duke thënë se BDI-ja e Ali Ahmetit do të jetë në opozitë pa e ditur se në opozitë të çon vetëm populli shqiptar e jo një lider maqedonas i cili nuk ka fituar asnjë cikël zgjedhor.

Ndryshe në të gjitha qytetet shqiptare ka nisur fushata “Pse Jo” duke mbështetur idenë e Ali Ahmetit se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministri të jetë shqiptar.