Një qytetar pretendon se dhuna dhe sulmi i sotëm ndaj selisë së PS-së në Shkodër, është organizuar nga oficerë policie që kanë marrë “urdhër nga lart”.
Teksa përmend emra, ai thotë se qëllimi ishte një dhe i vetëm: agresorët të dukeshin si protestues të revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Kur në të vërtetë tubimi i shkodranëve, sipas tij, ishte organizuar në mënyrën më qytetare të mundshme. 

Qytetari gjithashtu thotë se në mesin e atyre që sulmuan godinën e selisë së PS-së, ishte edhe një civil e polic me precedentë penalë.

 

Risjellim në vëmendje se të njëjtën gjë pohon edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Denoncimi në llogarinë e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Përshëndetje doktor! Sot nga falangat e policisë kriminale u inskenua djegia e selisë së PS me urdhër nga lart. Protesta ishte organizuar në mënyrën më qytetare të mundshme, por menduan policët besnikë të Luan Harushës, Ramës dhe Lleshajt që të shkatërronin gjithçka.

Lexo edhe :  Protesta e Shkodrës – Policia: Eshtë plagosur një efektiv

Në foto është polici i sektorit të Krimeve, Redi Shullani, që ishte në rresht të parë dhe organizoi dhunën. Gjithashtu pjesë e turmës si civil ishte një i dënuar më parë për skemën e fajdeve, por vazhdon akoma të jetë polic në sektorin e krimeve.

Gjithashtu ishte dhe Gjergj Gjeloshi, polic që akuzohet për mashtrime dhe korrupsion. Anonim, ju lutem!