Pas mesnate është publikuar videoklipi më i ri i J Balvin që erdhi në bashkëpunim me Dua Lipën, Bad Bunny dhe Tainy.

Një projekt që është vërshuar nga klikimet me një klip ku nuk shfaqen asnjëri nga këngëtarët.

Kryefjalë e spotit “One Day” është aktorja e hit serialit “La Casa de Papel”, Úrsula Corberó e njohur me rolin e Tokyos.

Ky kombinim interesant duket se do të jetë kolona zanore e kësaj vere gjithandej globit./Prive.al