Ditë më parë, reperi nga Shqipëria, Stresi, e publikoi këngën më të re, me titull “Zemrën maje”.

Kantautori i njohur, Irkenc Hyka, qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën, ndërsa vet reperi e ka shkruar tekstin.

Videoja muzikore është xhiruar me regji të Riccardo Moka, ndërsa pjesë e klipit janë edhe fansa të shumtë që pozojnë pranë Stresit.

Pjesë të klipit janë xhiruar në Milano të Italisë, ndërsa është lloj balade hip-hop që është pritur shumë mirë nga dashamirët e muzikës së Arkimed Lushajt.

Videoklipi i këngës “Zemrën maje” është publikuar të premten në YouTube, ndërsa pas 24 orësh numëron afro gjysmë milion shikimesh.