Ndryshime në modelet dhe procedurat lidhur me emërimin e personave përkatës në strukturat udhëheqëse të ndërmarrjeve publike dhe trupave të pavarur përmbajnë propozim ndryshimet ligjore të Ligjit për ndërmarrjet publike që sot i prezantoi Instituti për demokraci “Societas Civilis” në kuadër të projektit “Drejt menaxhimit të mirë në ndërmarrjet shtetërore dhe trupat shtetërore” të financuar nga Mbretëria e Bashkuara përmes Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Në ngjarjen në të cilën morën pjesë përfaqësues nga institucionet kompetente dhe sektori joqeveritar, si dhe persona profesionistë dhe ekspertë, propozim – ndryshimet i prezantoi Jugoslav Gjorgjievski  – ekspert juridik, i cili theksoi se qëllimi është që të adresohen paqartësitë në ligjin aktual, si dhe parimet për kriteret e statusit sipas të cilëve përzgjidhen personat në këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike në vend.

Konkretisht propozohet klasifikim i qartë i NP-së sipas madhësisë së ndërmarrjeve të mëdha, të mesme, të vogla dhe mikro në varësi nga numri i të punësuarve, të ardhurat vjetore dhe vlera mesatare e mjeteve të përgjithshme në llogaritë vjetore në dy vitet e fundit që është e ngjashme me atë të Ligjit për shoqata tregtare, ndërsa risi është vendosja e kriterit sipas numrit të qytetarëve ndaj të cilëve shtohen shërbimet. Me këtë rast propozohet tek ndërmarrjet e vogla dhe mikro Këshillat drejtues të numërojnë deri në pesë anëtarë, ndërsa tek ato të mesme dhe të mëdha të kenë deri në shtatë anëtarë.

Njëherit përforcohen edhe kriteret gjatë përzgjedhjes së anëtarëve lidhur me përvojën e marrë në sferën e veprimtarisë së ndërmarrjes. Përzgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të këshillave drejtues kryhet në konkurset publike, në të cilat mund të paraqiten të gjithë kandidatët e interesuar, ndërsa risi është që kandidatët mund të nominohen edhe nga organizatat qytetare dhe nga bashkësia e biznesit së bashku me harmonizimin e bashkëngjitur për nominim.

Konkurset publike në tre muaj para skadimit të mandatit të KD-së aktuale, tek NP themelues nga komunat shpallet në propozim të kryetarit të komunës, ndërsa tek NP të formuara nga Qeveria është në propozim të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.

Propozim ndryshimet ligjore janë rezultat i analizës së zbatuar nga ana e IDSC-së, ndërsa janë marrë parasysh edhe sugjerimet nga MSHIA dhe nga KSHPK. Nga IDSC mendojnë se ligjin duhet ta propozojë Ministria e Ekonomisë.