Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit në hapjen e mbledhjes së 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Zhvillimit Islam, foli edhe për tërmetin që ra në orët e hershme të mëngjesit të së martën në Durrës.
Presidenti ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka komunikuar me kryeministrin Rama “Pas lajmit të tërmetit dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I uruam të shkuara”, u shpreh presidenti i Turqisë Erdoğan.
Presidenti Erdogan gjithashtu shprehu besimin se vendi i tij dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë mbledhje do t’i ndihmojnë Shqipërisë në këto momente të vështira.”Ne me shpejtësi dërguam avionët tonë kargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke, AFAD i kemi dërguar në Shqipëri. Një pas një këto autokolona tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë” deklaroi presidenti Erdogan. Unë këtu nëpërmjet jush gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, porositi presidenti i Turqisë.