Për herë të parë në qendrën e Shkupit një kompleks banesor me cilësinë dhe luksin evropian – Premium Residence në Maqedoninë e Veriut.

Premium Residence është më shumë sesa një apartament banimi. Është jetesë luksose, ekonomike dhe unike, që lehtëson përditshmërinë e banorëve të saj, duke u ofruar gjithcka që është e nevojshme dhe në zemër të Shkupit.

Një kompleks banesor ndryshe nga ato që i kemi parë deri më sot, tashmë është drejt finalizimit, duke u bërë projekti i parë i këtij lloji në Maqoninë e Veriut, që ndërtohet në stilin gjysmë të hapur dhe i vetmi në këtë vend, me kualitet dhe standarde evropiane.

Bëhet fjalë për Premium Residence, një koncept avangard i jetesës, që ka bërë bashkë eskpertët dhe inxhinierët më të mirë të GEMAK, të dëshmuar tashmë në stilin dhe kualitetin e ndërtimit edhe me projekte të tjera si Park Hotel & SPA, Park Residence dhe së fundmi me investimin më të ri në fushën e hotelerisë, Next Door Park Hotel. Ku në partneritet me Rajana Engineering dhe Shuki Immobilier kompani ndërtuese edhe në Evropë me projekte unike, sjellin Premium Residence në Shkup.

I vendosur në qendër të qytetit të Shkupit, në zonën Cair, kompleksi Preimum Residence, si asnjë projekt tjetër, ka kombinuar me kujdesin maksimal elementet më të rëndësishme, të një jete të qetë rrethuar me cilësi dhe përsosmëri, deri në detajin më të vogël.

Kompleksi ka 5 objekte banimi, secila unike në projektimin e saj dhe të bashkuara në konceptin e ekluzivitetit, për plot 450 familje.

Duke qenë në qendër të Shkupit dhe me mundësi qasjeje të lehtë me zona të tjera, ky kompleks u ofron banuesve më shumë se sa një apartament banimi. Lehtësimi i përditshmërisë dhe ambienti i përsosur në brendësi dhe jashta saj, e bënë këtë oazë banimi përzgjedhjen e parë të secilit.

Kualiteti i projektimit dhe ndërtimit, u jep mundësi banorëve të bëjnë zgjidhje afatgjate dhe ekonomike.

Benefitet e përzgjedhjes së këtyre apartamenteve janë të shumta. Nisur nga ambienti i brendshëm, cilësia e ndërtimit dhe projektimit, vazhdon edhe jashta tij, me asortimentet përcjellëse, sic janë qendra tregtare, hotel me spa dhe fitness, kënd për lojëra, terrene sportive, parking nëntokësor dhe mbitokësor si dhe shume parqe e kënde relaksi.

Një shumësi opsionesh të vëna në një paketë, me çmimet e tregut që arsyeton cilësinë dhe uniken, e bëjnë Premium Residence në Cair të Shkupit përzgjedhjen e parë për cdo familje.

Metrazhe të ndryshme, varësisht nga nevoja dhe kërkesa e banuesve dhe hapësira të mjaftueshme në secilën dhomë dhe planet funksionale janë e vecanta tjetër e këtij projekti, e projektuar për t’u përshtatur jetesës komode dhe funksionale.

Ajo që e bënë të parezistueshëm përzgjedhjen e banimit në këtë kompleks, është emri Premium Residence, që bashkon ekspertët bashkëkohor të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, bashkë me një mori suksesesh në ndërtim në qendrat më të njohura europiane.

Premium Residence është më shumë sesa një apartament banimi, prandaj jeto më mirë.

Na vizitoni pranë lokaleve tona në Çair në Shkup ose na kontaktoni përmes:

Nr. tel (viber & whatsapp): +389 75 404 444
E-mail: [email protected]
Website: www.premiumresidence.mk
Instagram: https://www.instagram.com/premiumresidencemk/
Facebook: https://www.facebook.com/premiumresidencemk/
Adresa: 
Pere Toshev 12 Shkup, Maqedonia e Veriut