NQP informoi se prej sot në pjesën më të madhe të linjave të autobusëve janë përfshirë një numër i madh i autobusëve në krahasim me periudhën e kaluar, më saktë një pjesë e linjave në transportin publik filluan të qarkullojnë sipas itinerarit veror.

Bëhet fjalë për linjat 2, 2А, 5, 24, 41, 42, 43, 50, 53, 55А, 57, 63, 63А, 65, 65B, 67,  163, 165, 167, 180.

Linjat 9, 19, 20 dhe 23, si edhe në periudhën e kaluar, vazhdojnë të qarkullojnë me itinerar të reduktuar. Linjat tjera kanë regjim të qarkullimit sipas së shtunës.

“Linjat , 25, 25А, 25B, 28 dhe linja turistike ‘Siti tur’ edhe më tutje përkohësisht nuk funksionojnë”, informojnë nga NQP.