Kandidatët prodemokrat kanë fituar rreth 45 për qind të vendeve në zgjedhjet lokale në Hong Kong, tregojnë rezultatet e pjesërishme të votimit, që konsiderohet si test i mbështetjes së protestave disamujore antiqeveritare në atë territor autonom kinez.

Sipas rezultateve jo të plota, kandidatët prodemokrat kanë fituar 201 prej 452 vendeve në 18 këshillat e qarkut.

Partia më e madhe prokineze ka pësuar disfatë të rëndë pasi 155 prej 182 kandidatëve të tyre kanë humbur.

Mes fituesve të zgjedhjeve me dalje të lartë janë liderët e mëhershëm studentor dhe kandidati që zëvendësoi aktivistin e njohur Xhoshua Vong, personaliteti i vetëm të cilit i është ndaluar të kandidohet.

Ka fituar edhe një nga organizatorët e protestave, Xhimi Shem i cili në tetor është rrahur si dhe deputeti prodemokrat të cilit një sulmues ia kafshoi veshin.

Komisioni zgjedhor ka njoftuar se kanë votuar 71 për qind e të regjistruarve prej 4.1 milionë votuesve, shumë më shumë se 47 për qind, aq sa ka qenë jehona para katër vitesh.